Algjeria kalon, Gjermania e pret (VIDEO)
Algjeria ka barazuar me Rusinë me rezultatin 1-1 dhe kanë siguruar biletën për në raundin tjetër ku i pret Gjermania.

Rusia kaloi në avantazh që në minutën e 6 me Kokorin dhe krijuan iluzionin që do të ishte një ndeshje e thjeshtë për ta.

Me fillimin e pjesës së dytë Algjeria rriti sulmet e saj dhe në minutën e 60 Islam Slimani barazoi rezultatin 1-1.

Ky rezultat mbeti i pa ndryshuar deri në fund dhe Algjeria kalon turin. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori