Belgjika mposht Rusinë, Januzaj "ngroh" stolin (VIDEO)
Belgjika kualifikohet për në në fazën tjetër të "Brazil 2014" pasi mundi para pak çastesh në "Maracana" Rusinë e Fabio Capellos. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me raste nga të dyja ekipet, por me belgët që dominuan pjesën më të madhe të saj.

Me fillimin e 45 minutave të dyta të dyja skuadrat e rritën presionin në portat kundërshtare dhe duhet të vinte minuta e 87 kur i riu Origi shënoi golin e fitores për Belgjikën. Kujtojmë që në minutën e 84 Belgjika goditi edhe shtyllën me anë të Kevin Mirallas.

Edhe në këtë takim tekniku i "Djajve të Kuq" Marc Wilmots nuk preferoi të hidhte në fushë talentin 19-vjeçar shqiptar Adnan Januzaj.

Me këtë fitore Belgjika shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Rusia mbetet në kuotën e 1 pike.

Ndeshja tjetër e Grupit H, ajo mes Koresë së Jugut dhe Algjerisë luhet sonte në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori