Bento: S'jam çmendur që të jap dorëheqjen
Tekniku i Portugalisë Paulo Bento pranon dështimin në Kupën e Botës "Brazil 2014", ku skuadra e drejtuar u eleminua që në fazën e grupeve, por nuk do të dorëhiqet nga stoli i kombëtares luzitane.

"Jam i trishtuar që s’e arritëm dot objektivin tonë minimal këtë Botëror. Por nuk pranoj që të akuzohemi se na mungoi përkushtimi. Kemi bërë gabime dhe vendosi shumë humbja me Gjermaninë. Dorëheqja? Unë i qëndroj asaj që thashë përpara ndeshjes. Nuk jam çmendur që të ndryshoj mendim vetëm pas 24 orëve", është shprehur Paulo Bento.

Tani duhet pritur edhe reagimi i Federatës Portugeze të Futbollit. /albeu.com/



Shtuar më 27/06/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori