"Brazil 2014", analiza e Grupit F
Grupi F në "Brazil 2014" është një grup unik, pasi në të ndodhet Bosnja, e cila do të luajë për herë të parë në finalet e një botërori, ndërkohë që kombëtarja e Iranit nuk është ndeshur asnjëherë më parë me Argjentinën, Nigerinë dhe përfaqësuesen ballkanike.

Kombëtarja e Argjentinës është absolutisht skuadra më e mirë e grupit, kjo dhe për vetë faktin se në përbërje ajo ka Lionel Messin dhe emra të tjerë të mëdhenj në futbollin botëror. Për pleshtin e Barçës, Kupa e Botës është trofeu i vetëm që mungon në palmaresin e tij.

Kombëtarja e Nigerisë nuk është ajo e kampionateve të shkuara, ku çdo skuadër kërkonte të evitonte përballjen me të. Këtë herë në përfaqësuese janë grumbulluar edhe lojtarë të cilët para disa vitesh u shpallën kampion bote me skuadrën U17, gjë e cila e bën këtë ekip pretendente për vendin e dytë në grup.

Përfaqësuesja e Bosnjes, e cila njihet ndryshe dhe si surpriza e Europës do të kërkojë të bëjë një figurë të mirë në Brazil. Nëse do të kenë të njëjtin ritëm rezultatesh si në fazën kualifikuese, atëherë ballkanikët e drejtuar nga Safet Susic do të vazhdojnë të quhet surprizë, por këtë herë do të jenë surpriza e botës.

Për sa i përket kombëtares iraniane, emri më i dëgjuar është trajneri i saj Carlos Queiroz, për të cilin synimi kryesor është kalimi i grupit. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori