Brazili, Bregu i Fildishtë, Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Argjentina, Rusia: ja kush do të dalë e para në 8 grupet e Kupës së Botës "Brazil 2014". Holanda,
Anglia, Nigeria, Belgjika, Meksika, Greqia, Zvicra dhe Portugalia do e kalojnë
grupin si të dytat.
Ky është parashikimi i teknikut portugez të Chelsea-t, Jose Mourinhos për fazën në grupe të Kupës së Botës që starton pas një jave.
"Në
Grupin D kalojnë Italia dhe
Anglia. Nuk mund të nxjerr Italinë, sepse jam ndjerë mirë atje dhe nëse them
Anglia nuk do të mund të trajnoj më atje sezonin e ardhshëm", ka thënë me shaka tekniku portugez. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2014,
ora 14:08