Kujdes ndërhyrjet e ashpra,
protestat tek
arbitri dhe
simulimet. Massimo
Busacca, përgjegjësi i arbitrave të FIFA-s ka paralajmëruar 736 lojtarët e 32 skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin "Brazil 2014" se duhet të bëjnë shumë
kujdes gjatë këtij muaji, pasi xhaketat e zeza nuk do të tolerojnë asnjë gjest antisportiv.
Ish-
arbitri zviceran është takuar me të gjithë futbollistët për t’i udhëzuar ata që të bëjnë
kujdes, sepse arbitrat kanë marrë urdhër për të mos toleruar asnjë kapje me duar të kundërshtarit në zonë, gjatë goditjeve standarde,
simulimet dhe
protestat tek
arbitri, pasi ata do të ndëshkoheshin pa mëshirë. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 15:38