Bosnje e
Hercegovina ka pësuar
humbje prej 1-0 nga Nigeria duke e mbyllur kështu Kampionatin Botëror që në fazën e grupeve.
Ishte një gjysmë e parë interesante me të dyja skuadrat që kishin raste për të shënuar. Megjithatë, vetëm një shans u konkretizua gjatë kësaj pjese (Emenike 29').
Ballkanasit shënuan në minutën e 20 me Dzekon, por
goli u anulua padrejtësisht.
Në pjesën e dytë, afrikanët vazhduan të ishin të rrezikshëm, ndërsa skuadra evropiane nuk ishte në gjendje që të arrinte deri te
goli.
Bosnja goditi shtyllën në minutën e fundit.
Pas dy ndeshjesh, nigerianët kanë grumbulluar katër pikë dhe gjenden në vend të dytë në tabelë. Atyre iu duhet vetëm një barazim në ndeshjen e fundit kundër Argjentinës që të jenë të sigurt për
kualifikim.
Nga ana tjetër, me këtë
humbje,
Bosnje e
Hercegovina humb gjasat edhe matematikisht për
kualifikim. Ndeshja e fundit e luajnë kundër Iranit.
Shtuar më 22/06/2014,
ora 02:02