Franz Beckenbauer bojkoton Brazilin
Franz Beckenbauer ka vendosur të bojkotojë Kupën e Botës, pra nuk do të udhëtojë drejt Brazilit siç e kishte në plan për t’u bashkuar me më të mëdhenjtë e futbollit. 68-vjeçari, i cili e ka fituar trofeun e Botërorit njëherë si lojtar në 1974-ën e njëherë si trajner në vitin 1990, tha se nuk ndihet i mirëpritur nga FIFA për shkak të masës së pezullimit që është marrë ndaj tij.

Presidenti i nderit te Bayern Munchen refuzoi të jepte sqarime në një hetim që është ngritur për kandidaturën e Katarit për Botërorin 2022.

Gjithsesi pezullimi për ikonën e futbollit gjerman më shumë se simbolik nuk ka ndonjë kuptim tjetër, pasi Beckenbauer nuk është më anëtar i bordit ekzekutiv në FIFA. Këtë post e mbante kur në vitin 2010 u zgjodh kandidatura e Rusisë për Botërorin 2018 dhe ajo e Katarit për edicionin e 4 viteve më vonë.

Shumë kërkesave të juristit amerikan Michael Garcia, legjenda gjermane nuk e kishte marrë mundimin t’u përgjigjej dhe automatikisht edhe ai u bë pjesë e hetimeve, si njeri i dyshuar në aferat për kandidaturën e Katarit.

Duke komentuar rastin e shumëdiskutuar, 68-vjeçari gjerman theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur, por pyetjet që kishte marrë nga ana e Garcias ishin në një gjuhë që ai nuk e kupton, pra nuk ishin gjermanisht. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori