Gjyqtari që feston fitoren e Nigerisë
Gjyqtari nga Zelanda e Re, Peter O’Leary ka marrë kritika të shumta pas takimit mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Nigerisë.
Gjatë ndeshjes ai bëri dy gabime tejet të rënda në dëm të boshnjakëve duke anuluar një gol të pastër të Edin Dzekos e më pas duke mos akorduar një faul në të mirë të Bosnjës, kur Nigeria realizoi golin e fitores 1:0.

Por ajo për të cilën ai është kritikuar më shumë ka qenë fotoja e publikuar në disa media ku ai shihet i buzëqeshur pas takimit me portierin e Nigerisë, Vincent Enyeama. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori