Itali-Uruguaj, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

ITALIA (3-5-2)
Dita e shumëpritur për Italinë dhe kombëtaren italiane në "Brazil 2014" ka ardhur. Lojtarët e drejtuar nga Cesare Prandelli do të luajnë pas rreth një ore, në 18:00 përballë Uruguajit, ndeshjen e cila do të vendosë nëse ata do të vazhdojnë të jenë kandidatw të fortë për titullin kampion apo do ta ndjekin finalen e Botërorit nga plazhet më të bukura të botës.

Përballë tyre do të jenë Suarez-Cavani, dy sulmues nga të cilët frikësohen të gjithë kombëtaret. I pari nxorri jashtë loje i vetëm kombëtaren angleze, ndërsa i dyti i njeh mirë mbrojtësit italianw me të cilët ka luftuar, madje ka fituar shumë duele kur luante tek Napoli.

Nga 3 rezultate që ka një ndeshje futbolli, Italisë i mjaftojnë 2: fitorja dhe barazimi që të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër të këtij Botërori. Nëse përfaqësuesja e Prandellit mundet nga Uruguaji, atëherë ajo do t’i bashkohet Anglisë në rrugën e kthimit.

Italia vjen me një modul të ri loje: 3 mbrojtës për të ndalur dyshen e amerikano-jugorëve, ndërsa rikthehen në formacion Mattia De Sciglio dhe Leonardo Bonucci. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori