Update-Rreth 500 mijë gjermanë kanë “pushtuar” sheshin e Berlinit sot për të festuar së bashku me kombëtaren trofeun botëror. I pari që e mori fjalën ishte trajneri i kombëtares Joakim Lëv, i cili, duke iu drejtuar tifozëve, tha: “Jemi të gjithë kampionë të Botës”.
Gjermania është kthyer në majën e botës 24 vjet pas suksesit në Italia ’90. Lëv nuk e fsheh emocionin e tij: “Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, por skuadra donte të fitonte. Falënderoj tifozët gjermanë, jemi të gjithë kampionë të Botës”.
12:07- Me mijëra tifozë gjermanë kanë rrethuar mëngjesin e sotëm aeroportin kryesor të kryeqytetit për të pritur heronjtë e tyre.
Avioni i kombëtares
gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord zbarkoi në
Berlin rreth orës 9:30 të mëngjesit.
Ndërsa me qindra mijëra prisnin në portën e “Brandeburgut”, simbol i bashkimit të dy Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit, për të festuar me përfaqësuesen e tyre. I pari që doli nga
avioni ishte kapiteni Filip Lahm me trofeun ndër duar, i ndjekur nga Bastian Schweinsteiger që ishte mbuluar me flamurin e vendit të tij dhe kishte lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit.
Të gjithë lojtarët u vendosën fillimisht në një pod të improvizuar brenda aeroportit me Kupën e Botës në krye ku dhanë dhe disa intervista për mediat përpara se të niseshin për t’iu bashkuar festës së tifozëve të tyre, e cila po vazhdon ende në këto momente në
Berlin. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2014,
ora 15:07