Januzaj dhe Belgjika takojnë fëmijët brazilianë (FOTO LAJM)

Belgjika luan sot ndeshjen e fundit në grup përballë Koresë së Jugut, por falë dy fitoreve në dy ndeshjet e para e ka kualifikimin e sigurtë dhe i duhet vetëm një pikë për të mbajtur vendin e parë dhe për të shmangur një përbalje të mundshme me Gjermaninë fazën tjetër. Për këtë arsye, futbollistët e "Red Devils" kanë gjetur kohë për të bërë edhe pak bamirësi.

Kapiteni Vincent Kompany, portieri Thibaut Courtois dhe ylli i Manchester United Adnan Januzaj kanë marrë pjesë në një projekt bamirësie në Mogi das Cruzes.

Shoqata "Sytë për Botën" ka lançuar syzet adapte dhe më të lira për fëmijët e varfër që kanë probleme me shikimin. Një palë prej tyre i provoi edhe Januzaj, i cili dha edhe autografe dhe bëri foto me fëmijët. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori