Juninho përqafon Pirlon: Je më i madhi!
Ditë e madhe për Andrea Pirlon. Në fillim lajmi për rinovimin e kontratës me Juventusin deri në qershor 2016 dhe më pas vizita e Juninho Pernambucano, një prej idhujve të tij, sot komentator televiziv.

Dy futbollistët i kanë dhuruar njëri-tjetrit fanellat e Italisë dhe Brazilit me numër 21 dhe që mbanin emrat e Pirlos, ndërsa Juninho i dhuroi italianit një fanellë të Seleçaos dhe një të Vasco De Gama. Ndërsa Pirlo i dhuroi vajzës së Juninhos, Maria Clara, fanellën e tij axurre me dedikimin: "Me respekt dhe admirim të madh".

Juninho, ish futbollist i Lyon në Francë u shpreh: "Ndoshta unë isha më i mirë se ai në goditjet e dënimit nga distanca, por ai është i zoti nga afër. Është futbollisti më i kompletuar i epokës së tij dhe është një nder i madh ta kem afër. Ka bërë një karrierë të shkëlqyer, më të mirë se e imja". /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori