Lahm: Muller "fallxhor", të gjithë favoritë
Kapiteni Philip Lahm po luan Botërorin e tij të tretë në karrierë. Para 10 vitesh ai debutoi me fanellën e kombëtares si mbrojtës i majtë, ku më pas u aktivizua në mbrojtjen e djathtë dhe në Botërorin 2014. 30-vjeçari gjerman ka gjetur veten në mesfushë, duke bërë "regjisorin".

Ndeshjen e 109-të me fanellën e kombëtares e fitoi 1-0 ndaj SHBA-së. Pas kualifikimit në 1/8-at, kapiteni Lahm, gjatë një interviste për "Spox", flet për pozicionin e tij, anët e forta të kombëtares, boshtin bavarez, si dhe jep vlerësimin e tij mbi rivalët e mbetur në 4 finalet e mbetura deri më 13 korrik.

"Bilanci është mjaft pozitiv si për ndeshjen dhe fazën në grup. Mendoj se kemi bërë një hap përpara, duke reaguar dhe vepruar më mirë se në takimin ndaj Ganës. Në këtë mënyrë duhet të jemi të kënaqur. Unë jam lojtar defensiv dhe pësimet nuk më pëlqejnë. Më pëlqen të luaj pa pasuar gola, ashtu si skuadra. Ashtu si Neuer, e urrej momentin kur pësojmë gol. Prandaj, gëzohesh kur eviton një gol, duke e ndihmuar skuadrën nga një zhgënjim", nënvizoi Lahm duke shtuar për Mullerin dhe Schweinsteigerin.

"Në situata të tilla topi duhet gjuajtur në kuadrat. Muller është shumë i rëndësishëm për ne. Është i rrezikshëm dhe golashënues, sepse e parashikon shumë mirë se çfarë ndodh në zonën e rreptësisë. Është një fallxhor i madh. Me Shvajnshtaigerin kam 10 vite që luaj dhe është gjithmonë pjesë e pandashme e bërthamës sonë. Favoritët? Nuk shoh asnjë skuadër që nuk është e pandëshkueshme. Vërtet ka shumë lojtarë cilësorë, por të gjithë janë me meritë në 1/8-at. Nuk mund t’ju them se cili është favorit. Algjeria? Skuadër simpatike që lufton për idealet. Janë të fortë dhe të gjithë sulmojnë për të marrë topin. Mendoj se do të dimë si t’i ndëshkojmë", përfundoi Lahm. /albeu.com/


Shtuar më 28/06/2014, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori