Messi: Holanda e Gjermania, rivalë për Botërorin
Gjatë një konference për shtyp, Lionel Messi ka folur për ndeshjet e ardhshme të Argjentinës në Botëror dhe duke treguar edhe një herë objektivin e kombëtares së tij: finalen e madhe të "Maracana"-s.

FITORJA - "Do bëjmë gjithçka që të realizohet ëndrra e të gjithëve, por e jetoj këtë moment mne qetësi. Jemi Argjentina dhe nuk mund të mendojmë për kundërshtarët tanë. Duhet të vazhdojmë të jemi atë të cilët ishim kur erdhëm. Gjërat mund të përmirësohen me kalimin e kohës".

RIVALË - "Për atë çka kam parë deri tani, Holanda dhe Gjrmania më kanë tërhequr vëmëndjen, por ka edhe skuadra të tjera që nuk i kanë treguar ende mundësitë e tyre. Kështu që të presim sepse ky turne është ende i gjatë. Është vështirë të japësh konkluzione që pas turnit të parë". /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori