Paulo Coelho: Ronaldo, një idiot!
Është padyshim një ndër penat më të admiruara të letërsisë botërore, inspirues i miliona njerëzve në mbarë globin me librat e tij, por nuk është aspak optimist mbi mënyrën se si po ecin gjërat me Kupën e Botës që do të zhvillohet pas pak javësh në vendin e tij. Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho sulmoi ashpër fenomenin Ronaldo e bashkë me ish sulmuesin e Selecaos dhe organizatorët e Kupës së Botës duke sqaruar pozicionin e tij mbi çka po ndodh në vendin që këtë verë do të jetë në qendër të botës futbollistike.

"Ronaldo është një idiot pasi thotë se nuk është detyrë e Botërorit që të ndërtojë infrastrukturat. Duhet ta mbajë gojën mbyllur", tha Coelho.

Coelho më pas shpjegoi se është shumë i shqetësuar duke u shprehur, "Konteksti është shumë i tensionuar, është kthyer dhuna. Vendi po kërkon të tregojë një fytyrë që nuk i korrespondon realitetit dhe të vërtetës. Ka një ndasi të madhe mes popullit dhe qeverisë".

"Do t’i shikoj ndeshjet në TV, por nuk do të shkoj në stadium. Isha në delegacionin zyrtar me ish presidentin Lula, Dungën dhe Romarion kur FIFA zgjodhi Brazilin, por kam mbetur shumë i zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë. Do të mund t’i kishim përdorur paratë për të ndërtuar diçka ndryshe në një vend që ka nevojë për gjithçka, spitale, shkolla dhe transport", është shprehur shkrimtari i famshëm brazilian Paulo Coelho. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2014, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori