Ronaldo: Më vjen turp nga Brazili
Ronaldo nuk ka asnjë dyshim, Botërori "Brazil 2014" do të jetë një festë e madhe. Gjithsesi, asgjë nuk është perfekte ashtu siç do ta dëshironin të gjithë brazilianët dhe fenomeni për herë të parë se disa detaje rreth organizimit lënë për të dëshiruar. Dhe të mendosh, ndoshta nuk bëhet fjalë vetëm për pak detaje sepse ish sulmuesi ndihet i turpëruar për imazhin që Brazili po transmeton.

"Më vjen shumë keq kur dëgjoj ankesat e atyre që vijnë nga jashtë. Më vjen turp për vonesat në punime dhe më vjen shumë keq që vendi im po bën një figurë të tillë. Gjithsesi, duhet të kujtojmë se edhe më parë Brazili nuk ishte një parajsë", ka thënë "Fenomeni".

Në vijim, Ronaldo bën bilancin e ecurisë së punimeve: "Stadiumet do të përfundojnë por problemet më serioze janë me ato struktura që duhet t’ua lëmë trashëgimi njerëzve".

Pak ditë më parë, ish ylli i Seleçaos që është edhe anëtar i kKomitetit Organizator, u përball edhe me akuzat e shkrimtarit të njohur Paulo Coelho, i cili u rreshtua në anën e protestuesve, por ish numri 9 e ka kundërpërgjigjen gati.

"Ai reagim m’u duke një mungesë e theksuar respekti, një ofendim i pavend që më bëri të humbas admirimin që ushqeja në drejtim të tij. Coelho nuk e di se çfarë flet, por tashmë është kthyer në modë që të gjithë të japin nga një mendim", është shprehur Ronaldo. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori