Shaqiri: Shqiptarë, krenohuni me ne
“Fitoren ndaj Ekuadorit ia dedikoj gjithë njerëzve që e përkrahin Zvicrën. Unë jam shumë i lumtur që njerëzit e Kosovës qëndrojnë pas nesh”. Kështu u shpreh Xherdan Shaqiri në një intervistë për gazetën Arena pas fitores me skuadrën e Ekuadorit.

Një fitore nga dy ndeshjet e radhës e dërgon ata në 1/8 e finales, por a mundet Zvicra sipas Shaqirit të prek çerekfinalen.

“Na lejoni të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo ishte vetëm një fitore në një ndeshje. Dy takimet tjera po na presin dhe që të dyja janë ndeshje të vështira. Na lejoni t’i bëjmë gjërat ashtu si i kemi bërë qe disa vjet” shprehet me tej Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori