Kompania e
veshjeve sportive, Adidas, ka mbështetur
vendimin e marrë nga FIFA për masën e marrë ndaj Luis
Suarez.
Sipas goal.com, Adidas do të ndërpresë kontratën me sulmuesin uruguaian, dhe nuk do të bashkëpunojë me për promovimet në pjesën e mbetur të "Brazil 2014".
"Adidas mbështet plotësisht
vendimin e FIFA-s. Ne nuk kemi plane për të bashkëpunuar për ndonjë aktivitet shtesë të marketingut me Suarezin gjatë botërorit”, thuje në komunikatën e gjigandit të
veshjeve.
Suarez është dënuar nga FIFA me 9 ndeshje pezullim nga futbolli internacional me Kombëtaren, dhe 4 muaj nga çdo aktivitet sportiv. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014,
ora 01:17