Temperaturat e larta, Gjykata vendos: Pushim gjatë ndeshjes
Një gjykatë braziliane vendosi detyrimin e një pushimi të shkurtër për t’iu lejuar lojtarëve që të rehidratohen gjatë ndeshjeve të Botërorit në rast të temperaturave të larta. Gjykata e Brasilias me një vendim urgjent ndikoi për dy pauza, nga një për çdo pjesë, të cilat duhet të kryhen pas rreth gjysmë ore lojë në rast të kalimit të kufijve të indeksit, WBGT, "Wet Bulb Globe Temperature" që merr në konsideratë temperaturën që kalon 32 gradë, lagështinë e ajrit si dhe perceptimin e të nxehtit.

FIFA e aprovoi vendimin e gjykatës duke siguruar aplikimin e tij.

Rregullat aktuale nuk parashikojnë pauza të detyruara, por në varësi të arbitrit. Deri më tani bëri të ditur FIFA, asnjë ndeshje nuk u ka kaluar 32 gradët e indeksit WBGT, duke u ndalur në maksimumi 28 gradë. Arenat botërore më të rrezikuara për ta arritur janë ato të vendeve me përqindje lagështie të lartë si Manaus, Salvador dhe Fortaleza.

Ndërkohë në Rio De Janeiro u zhvillua një takim për sigurinë mes FIFA-s, autoriteteve braziliane, të përfaqësuara nga përgjegjësit e Ministrive të Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Sportit si dhe të Komitetit Organizator lokal. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori