Top 10 "Mbretërit" e merkatos (FOTO LAJM)

BARCELONA - 143 mln
Kur duhet edhe më shumë se një muaj nga mbyllja zyrtare e merkatos verore, mund të thuhet pa frikë se goditjet e mëdha tashmë janë bërë dhe tregu europian i shitblerjes së lojtarëve nuk zien më si në ditët e para. Spanja vazhdon të mos kursejë kur bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit botëror, të cilët zgjedhin gadishullin jo vetëm për shumat marramendëse që derdhin pa u menduar dy herë Reali e Barcelona por edhe për joshjen që të ofrojnë këto dy emra.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë sezon veror ku dy gjigandër spanjollë kryesojnë listën e transferimeve me çmime që në futbollin italian, francez apo edhe gjerman thjesht mund të ëndërrohet.

Kështu, Barcelona kryeson në majën e listës me 143 milionë euroshpenzuara, e ndjekur nga Real Madrid me 110 milionë dhe Liverpooli në shkallën më të ulët të podiumit me 98 milionë. Duhet theksuar se arkëtimet e katalanasve janë më të mëdha pasi shkojnë deri në 80 milionë, ndërsa kushërinjtë e tyre kanë arritur të fusin në xhep vetëm 28.5 milionë, çka do të thotë se defiçiti i shoqërisë kryeqytetase është më i madh.

Gjithsesi Reali ka ende mundësi të rikuperojë terren pasi në radhët e tij ka dy lojtarë si Khedira e Di Maria, shitja e të cilëve mund të mbushë arkën me rreth 80 milionë Euro. Bilanc negativ edhe për Liverpoolin që ka përfituar vetëm 81 milionë nga shitja e Suarez, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë të skuadrave që kanë shpenzuar më shumë renditen Chelsea me 93 dhe Atletico Madrid me 88 milionë Euro.

Nëse vazhdojmë me klasifikimin, Arsenal, Manchester United, ndërsa shpenzuesit e mëdhenj të Manchester City kanë vendosur të mos trazojnë ujrat e merkatos duke u renditur në vendin e 17, pasi Pellegrini duket i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.

Për të gjetur një italiane duhet të shkojmë deri në vendin e dhjetë ku figuron Roma me 42 milionë euroshpenzuara. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori