"Tripleta për familjen, faleminderit Kosovë e Shqipëri"
Xherdan Shaqiri dhuroi spektakël duke shënuar 3 gola ndaj Hondurasit dhe dërgon kombëtaren e Zvicrës në 1/8 e këtij Botërori ku përballë do të gjejë Argjentinën e Lionel Messit.

Shqiptari nga Kosova është autori i dytë i një triplete në "Brazil 2014", pas asaj të Muller ndaj Portugalisë.

Ashtu siç u pa edhe dje gjatë ndeshjes, ylli i Bayern Munchen ia dedikon tripletën e tij familjes dhe falenderon të gjithë fansat nga Zvicra, Kosova dhe Shqipëra për mbështetjen e treguar.

"Këtë Hattrick ja kushtoj Familjës tim Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe gjithë Bota. Përshëndetjet më të mira nga Brazili XS #sui#argentina ", shkruan Shaqiri para pak minutash në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori