Franca vuajti shumë për të siguruar një biletë në
Brazil 2014, por në dy ndeshjet e para në grup ka arritur t’u shkatërrojë kundërshtarët me rezultate të thella. Me kualifikimin tashmë të siguruar, mediat botërore kanë nisur ta konsiderojnë formacionin e Didier Deschamps si një prej favoriteve të Botërorit, megjithatë Mathieu
Valbuena mendon se është e parakohshme të thuash se
Franca do ta fitojë Kupën e Botës.
"Rruga është ende e gjatë. Nuk e di nëse mund të konsiderohemi favoritë. Para 5 apo 6 muajve nuk kishte shumë entuziazëm, ndërsa sot është krejt ndryshe. E ndjejmë mbështetjen e tifozëve si në Francë edhe këtu në
Brazil", është shprehur futbollisti i Marseilles.
Kundërshtari i radhës i Francës në fazën e 1/8 do të jetë një mes Argjentinës, Nigerisë dhe Iranit, por
Valbuena nuk ka një preferencë, thjesht shpreson që “Gjelat” të sigurojnë vendin e parë në grup.
“Nuk mund të bëjmë llogari të tilla, thjesht dihet të bëjmë detyrën tonë, të fitojmë me Ekuadorin dhe të renditemi të parët”, vijoi
Valbuena.
Që pas humbjen 2-0 me Ukrainën në përballjen e parë Play-Off,
Franca ka reaguar plot
besim, çka u reflektua edhe me fitoret e thella në ndeshjet miqësore në prag të Botërorit, shifra këto që sipas mesfushorit të Marseilles nuk janë të rastësishme.
“Ne erdhëm në
Brazil me shumë
besim në vetvete. Kur i shënon 4 gola Norvegjisë dhe 8 Xhamajkës, edhe pse bëhet fjalë vetëm për takime miqësore, do të thotë se gjërat kanë ndryshuar", përfundoi francezi. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014,
ora 18:07