Van Persie & Co, stërvitje me fëmijët (FOTO LAJM)

Holanda duket në një gjëndje psikologjike shumë të mirë pas fitores tenistike 1-5 përballë kampionëve të Spanjës ditën e dytë të Botërorit. Tekniku i "Tulipanëve" Louis Van Gaal, pasi lejoi partneret të ishin me futbollistët para ndeshjes së parë, ka lejuar së fundmi edhe fëmijët të jenë pjesë e stërvitjes së skuadrës.

Autori i një dopiete dhe i një super-goli Robin Van Persie është argëtuar për disa çaste me vajzën Dina Layla dhe bashkëshorten Bouchra Elbali, ndërsa fëmijë lokalë plotësuan dëshirën e tyre duke bërë foto me Arjen Robben. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori