Van Persie: Shansi i fundit për brezin tonë
Van Persie
Edicioni i 20-të i Kupës së Botës shikohet si ai i duhur për të shpallur Holandën kampione si dhe për të kurorëzuar karrierën e disa lojtarëve që i kanë dhënë frymë futbollit në vitet e fundit.

"Nuk e di, por mbase ky mund të ketë qenë shansi ynë i fundit që të fitojmë Kupën e Botës", tha Van Persie katër vite më parë, menjëherë pasi humbi finalen e Botërorit kundër Spanjës. Tani sulmuesi i "Tulipanëve”" mendon të njëjtën gjë për një tjetër takim të madh që mund të luajë shumë shpejt.

"Tani jemi vetëm dy ndeshje larg një eksperience unike. Me shumë mundësi, mund të ndodhë sërish që të luajmë në finale. Përse? Ata që mendojnë se nuk mund t’ia dalim, le të largohen", tha 30-vjeçari. Mes të tjerash, ai zbuloi se për këtë grup lojtarësh asnjë nuk është e pamundur.

"Ne mund të shkojmë në finale. Unë kam shumë video të skuadrave që në fillim mendoheshin se nuk do të arrinin gjëkundi dhe që më pas kanë bërë diçka të paharrueshme. E njëjta gjë mund të na ndodhë edhe ne", vijoi sulmuesi i Manchester United.

Bomberi i "Tulipanëve" analizoi gjithashtu edhe gjendjen e kundërshtarëve.

"Gjermania ka luajtur mirë, edhe pse me Algjerinë pati disa probleme. Ndërkohë që edhe Brazili erdhi deri në çerekfinale vetëm pasi Kili në minutën e fundit goditi traversën. Të tërë këto fakte na japin besim. Nuk ka asnjë përfaqësuese që qëndron mbi ne", u shpreh Robin Van Persie. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori