Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Vidal mesazh Buffonit: Shihemi në finale
Entuziazmi i Arturo Vidal, pas kualifikimit në 1/8 e Botërorit është legjitim, sepse Kili i tij shfaqi njëpotencial të jashtëzakonshmë në dy sfidat e para të Grupit, me perspektivën për të shkuar sa më larg në këtë event madhor të futbollit.

Madje optimizmi i 27-vjeçarit shkon deri aty sa të besojë se përfaqësuesja marikano-jugore mund ta hyjë në histori duke e fituar Kupën e Botës.

"E pse jo? Jemi të fortë, punojmë shumë dhe jemi përgatitur mirë në stërvitje. Nuk e përjashtoj as këtë mundësi, sepse Kili mund të mposhtë çdo skuadër në këtë botëror", ka thënë Vidal.

Më pas Vidal zbulon se në një komunikim me Gigi Bufon, i kishte fiksuar një takim me portierin e Italisë në finalen e Kupës e Botës.

"Para ndeshjes me Spanjën fola në telefon me Gigi Bufon, i cili më uroi fat. Edhe unë iu përgjigja: shiko se të pres në finale, sepse Kili im në fund të fundit do të kualifkohet derinë sfidën e fundit", vijoi mesfushori i Juventusit.

Në sfidën e fundin në Grup Kili do të përballet me Holandën, ndaj së cilës do të synojë fitoren për të shmangur Brazilin në fazën e 1/8. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori