Zvicra në zi, vdes vëllai i Hitzfeld
Kur kanë mbetur më pak se 90 minuta nga start i ndeshjes së shumëpritur Argjentinë–Zvicër, e vlefshme për 1/8 e "Brazil 2014", trajneri i kombëtares helvete Ottmar Hitzfeld ka marrë një lajm të dhimbshëm nga vendlindja e tij.

Ai është njoftuar për ndarjen nga jeta në moshën 81-vjeçare të vëllait të tij, Winfried Hitzfeld, i shtruar në një spital në qytetin e Baselit, shkruan Blick.

Ottmar është duke pritur përfundimin e ndeshjes Argjentinë– Zvicër, për të marrë një vendim nëse do të shkojë apo jo në varrimin e vëllait. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori