Buffon dhe Casillas, luajnë përballjen e fundit ...
Të dy janë ndër portierët më të mirë në botë të të gjitha kohërave. Buffon dhe Casillas kanë qenë legjendat e këtyre klubeve kanë dhe kanë mbrojtur me fanatizëm portën dhe fanellën që kanë veshur. Një rivalitet që ka zgjatur për shumë vite, ndërko hë që askush nuk ka folur keq për njëri-tjetrin. Publiku i Bernabeut dhe ai në të gjithë botën, do të ndjekë sot përballjen e fundit mes dy gardianëve.

Për vite të tëra kanë grumbulluar 1500 ndeshje së bashku. Bufon 756, ndërsa Iker 714. Bufon e ka mbrojtur gjithnjë Ikerin duke thënë se është ndër më të mirët në histori.

“Nuk mund të ketë një reagim të tillë ndaj një legjende si Kasijas. Ai e ka nderuar ekipin gjithmonë duke bërë maksimumin në cdo ndeshje. Legjendat nuk trajtohen kështu”, ka thënë Buffon për reagimin e tifozëve të Realit ndaj portierit të tyre. Ndërkohë Casillas thotë se Bufon është një idhull për të.

Portierët kanë fituar shumë trofe, Kupën e Botës mes të tjerash. Me skuadrat e tyre kanë ngritur kupa për vite me radhë. Por në palmaresin e Bufon mungon Champions League, Iker e ka fituar 3 herë.
Shtuar më 13/05/2015, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori