11 emrat që rrezikojnë finalen e "Wembley" (FOTO LAJM)

B.DORTMUND - Kevin Grosskreutz
Borussia Dortmund, e cila ka më shumë shanse të sigurojë finalen e Champions-it, ka më pak shqetësime sa u përket lojtarëve që rrezikojnë pezullimin.

Trajneri Jurgen Klopp ka vetëm një futbollist të rrezikuar dhe është mesfushori Kevin Grosskreutz, i cili mund të jetë në stol për ndeshjen e sotme.

Ndërkohë, Real Madrid ka dy futbollistë dhe pikërisht Serxhio Ramosin dhe Michael Essien, të cilët janë vetëm një karton larg limitit të lejuar.

Gjithsesi, më e rëndësishme për spanjollët do të ishte përmbysja, se sa ruajtja nga kartonët.

Ndërsa në gjysëmfinalen e nesërme, Bayern Munchen është skuadra që rrezikon më shumë, pasi 6 lojtarë nëse marrin nesër kartonë të verdhë nuk do mund të jenë në finalen e Wembley. Te Barcelona vetëm dy emra rrezikojnë. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2013, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori