300 000 nënshkrime për të dënuar Sergio Ramos
Pëlqej
Gati 300 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuarSergio Ramos të dënohet për dëmtimin që shkaktoj ndaj Mohamed Salah.

Salah në finalen e Ligës së Kampionëve pati një fund të papritur ku vetëm pas 30 minutave lojë u detyrua të linte fushën e blertë, pas një dëmtimi të shkaktuar nga Sergio Ramos.

Mijëra persona e kanë konsideruar të qëllimshme tërheqjen e krahut të Salah nga Sergio Ramos por edhe ndërhyrjen që bëri ndaj portierit Karius.

Tifozët në të gjithë botën janë bërë në një mendje duke kërkuar një peticion për të dënuar Sergio Ramos për veprimet e tij.

Rreth 300.000 nënshkrimeve janë mbledhur deri këtë të hënën, ku shumë njerëz janë zemëruar mjaftueshëm për të kërkuarRamos të dënohet në mënyrë retrospektive nga UEFA apo FIFA. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori