Ja përgjigja e agjentit të Bale për Roy Keane
Gareth Bale pati një mbrëmje shumë të dobët në humbjen e djeshme të Real Madrid ndaj Juventusit, gjë që solli shumë kritika, mbi të gjitha nga ish kapiteni i Manchester United Roy Keane.

"Nuk mund të luhet një ndeshje e tillë me 10 lojtarë. Bale nuk bëri asgjë dhe gjithnjë merrte vendimet më të lehta në fushën e lojës. Shkoi në Madrid për të kryer gjeste të veçanta, por kjo nuk u pa ndaj Juventusit dhe skuadra nuk është e kënaqur me lojën e tij", është shprehur Keane.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i agjentit të Bale: "Pse duhet t’ua vëmë veshin komenteve nga njerëz që nuk e dinë se çfarë flasin dhe nga njerëz që kanë dështuar në menaxhim", ka thënë Jonathan Barnett për "BBC Sport".

"Ky është një problem vetëm në Angli. Gareth është në klubin më të madh në botë. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë", ka vijuar agjenti i uellsianit. /albeu.com/


Shtuar më 06/05/2015, ora 17:30

Warning: include_once(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php): failed to open stream: No such file or directory in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 2

Warning: include_once(): Failed opening '/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php' for inclusion (include_path='.:/usr/share/pear:/usr/share/php') in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 2

Warning: file(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/vPanel/tmp/reklame_lajme.txt): failed to open stream: No such file or directory in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 4

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line 6
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori