Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Agon Mehmeti beson: Ndaj Juves për fitore
Pëlqej
Skuadra e Malmos ka mbërritur në Torino për t’u përballur sot në orën 20:45 në "Juventus Stadium" me kampionët e Italisë. Protagonisti kryesor i ekipit suedez pa dyshim që është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Agon Mehmeti. 24-vjeçari nga Podujeva e njeh mirë futbollin italian pasi ka luajtur më parë me Palermon dhe Novarën.

"Pres një duel të fortë. Ne kemi ardhur këtu për të fituar dhe jo humbur. Juventusi nuk është rival i panjohur për mua. E njoh shumë mirë stilin e tyre, prandaj në këtë transfertë jemi të përgatitur maksimalisht për të dalë me një rezultat pozitiv", është shprehur shqiptari.

Juventus-Malmo, e vlefshme për Grupin A të Champions League, starton në ora 20:45. /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2014, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori