Ajax-Milan, Allegri beson te Balotelli
Pëlqej
"Duhet të kemi kujdes, pasi në Europë s’ka ndeshje të lehta dhe Ajax do të luajë brenda fushës". Massimiliano Allegri është i bindur se sot në "Amsterdam Arena" do të jetë një sfidë tepër e vështirë e megjithatë, ai i beson Mario Balotellit, që kthehet të luajë pas dy ndeshjesh jashtë për shkak pezullimi. Në fakt, në kampionat, ai do të vazhdojë të qëndrojë jashtë edhe për një ndeshje, ndërsa në Europë mund të luajë.

I çlodhur ashtu si duhet, Super-Mario do të ketë në dorë shpresat e sulmit, pasi sërish El Shaarawy do të mungojë, duke qenë se u dëmtua sërish, ndërsa Matri është jashtë forme dhe nuk po zhbllokohet. Do të kthehet edhe kapiteni Montolivo

"Jemi nisur pak me vonesë në krahasim me të tjerët, por mendoj se do të ngjitemi. Pas pushimit do të rikuperojmë disa futbollistë të rëndësishëm. Të shpresojmë që gjërat të ndryshojnë për mirë", është shprehur tekniku kuqezi.

Mbi objektivin: "Mendoj se objektivi është i qartë: të marrim pikët maksimale edhe në Amsterdam, ndaj Ajax, dhe do të kemi mundësi që të kualifikohemi", përfundon Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 16:31
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e AC Milan në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori