Aksident i rëndë në Ekuador, humbin jetën 12 tifozë të Barcelonës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cuenca-Molleturo të Ekuadorit me bilanc 12 persona të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur.

Autobuzi që u përfshi në aksident ishte i mbushur me tifozë të skuadrës më popullore në vendin amerikano-latin, BarcelonësGuayaquilit.

Autobusi po kthehej nga qyteti i Cuencas, drejt qytetit bregdetar të Guayaquilit, nga ku vjen edhe klubi që mban emër të njëjtë me Barcelonën e Katalonjës, me ngjashmëri thuajse identike në stemë, flamur e uniformë.

Tifozët ishin duke u kthyer pasi kishin mbështetur ekipin e zemrës në sfidën Deportivo Cuenca-Barcelona, të mbyllur me barazimin 1-1.

“Bilanci përfundimtar i incidentit është 12 viktima dhe 30 të plagosur. Po marrim masat për t’i dërguar trupat e pajetë në shtëpi”, shkruhet në “Twitter” nga Jose Francisco Cevallos, president i klubit të Barcelonës, njëkohësisht guvernator i provincës së Guayas dhe ish-portier i Kombëtares së Ekuadorit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori