Alisson jep lamtumirën prekëse për tifozët e Romës
Së fundmi Alisson Becker në rrjetet sociale ka publikuar një lamtumirë prekëse për tifozët e Romës dhe ish-klubi e tij.

“Në Romë i shijova dy vite të bukura, të ndryshme, të gjalla, por në fund plot me arritje”, ka shkruar Alisson në llogarinë e tij në “Tëitter”.

“Ne po nisemi në rrugë të ndryshme, por dua të falënderoj të gjithë: klubin, lojtarët dhe të gjithë tifozët që më motivuan të jap gjithçka në fushë.Në veçanti dua të falënderoj bashkëlojtarët, që kanë qenë në anën time për çdo betejë, çdo të mirë dhe të keqe, dhe kanë qenë të mrekullueshëm me mua që nga dita e parë. Ka qenë me të vërtetë një nder të luftoj përkrah juve djema!“Gjithmonë do ta mbaj me vete këtë klub dhe këtë qytet në zemrën time”, ka shtuar portieri brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori