Max
Allegri pas ndeshjes me Olympikaosin U shpreh disi i lumtur me fitoren por jo me atë që ekipi dhuroi në fushë. Italiani dëshiron që Juventusi t’i mbyll ndeshjet më shpejtë, pasi ndeshja me Olympiacosin kishte shumë rreziqe.
“Bëmë shumë gabime në pjesën e dytë, për këtë edhe isha shumë i nervozuar, pasi këto
situata shkaktojnë rrezik në ndeshjen në Evropë”.
“Ishte si
finale, pasi u desh fitorja për të mos menduar për rezultatin në Barcelonë. Duhet të përmirësohemi dhe të jemi në klinik”.
“Duhet të punojmë më shumë në disa
situata teknike”.
“Kur e ke mundësinë që ta mbyllësh ndeshjen atë duhet ta bësh. Ndeshja mund të ndryshojë në çdo çast dhe për këtë nuk duhet ta lëmë të hapur”.
“Në këto moment gjërat nuk po shkojnë mirë për Dybalan, por kështu ndodhi më të edhe në sezonin e shkuar në këtë kohë”.
“Paulo duhet të qëndrojë i relaksuar dhe të punojë”.
“Tifozët e Juventusit duhet ta heqin negativitetin nga mendja e tyre. Nuk është e lehtë të luash në
finale të Ligës së Kampionëve. Ata gjithmonë thonë se ne humbëm dy
finale, por nuk thonë që arritëm dy në tri vite. Dua që ata të jenë më pozitiv”, ka thënë
Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017,
ora 09:35