Ancelotti nuk e dramatizon: Shënojmë në ndeshjen e kthimit
Real Madrid arriti një barazim 0-0 ndaj Atletikos në derbin madrilen, por Carlo Ancelotti nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin duke pretenduar se ekipi i tij meritonte më shumë nga kjo ndeshje.

"Barazimi pa gola nuk është shumë favorizues për ne. Në 45 minutat e parë ne kemi luajtur shumë mirë dhe këtë lojë duhet ta bëjnë gjatë gjithë takimin në ndeshjen e kthimit", është shprehur tekniku i "Los Blancos".

"Pas një jave, në shtëpi, do të kemi mundësinë të shënojmë. Ka besim në derbin e kthimit. Presidenti Perez? I kënaqur nga loja", shtoi Ancelotti.

Trajneri italian i kampionëve në fuqi të Champions League vlerësoi edhe portierin e Atleticos, Oblak, i cili sipas tij, ka zhvilluar një 90-minutësh të shkëlqyer dhe ishte një ndër faktorët që kjo sfidë përfundoi me këtë rezultat. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori