Antonio Conte: Forza Milan!
Trajneri i Juventus, Antonio Conte, jo vetëm që e sheh Milanin si një kandidat për titullin , por në të njëjtën kohë ai u uron fat kuqezinjve në pritje të ndeshjes me Barcelonën.

"Si italian do bëj tifozllëk për Milanin, edhe pse e di që kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë për ta. Gjithsesi, në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe në muajt e fundit Milani ka treguar se ka gjetur hapin e duhur për ta mbyllur pozitivisht këtë fundsezoni", është shprehur tekniku bardhezi.

Si ndalet Messi? "Vetëm duke i gjuajtur me pushkë, sepse deri tani askush nuk ka mundur ta bëjë ndryshe një gjë të tillë. Por Milani nuk duhet të trembet prej tij, sepse ndeshja nis me rezultatin 0-0 dhe mund ta fitojë këtë takim", deklaroi Conte. /albeu.com/



Shtuar më 20/02/2013, ora 17:24
pa identitet
e Mërkurë 20 Shkurt 2013, Ora 18:47
do do e kan nal messin ,bile edhe e kan diskualifikuar nga kjo gare
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori