Arsenal-Besiktas, Biliç: T'ia prishim rekordin "Topçinjëve"
Pëlqej
Trajneri kroat i Besiktas, Slaven Biliç, karikon futbollistët e tij në vigjilje të ndeshjes së kthimit Play-Off në Champions League përballë Arsenalit.

"Pas ndeshjes së parë të luajtur në Turqi, shumë prej lojtarëve të mi kishin dyshime se ishin të humbur ende pa luajtur, por në të vërtetë, vetëm fati na e mohoi fitoren e merituar. Prandaj, në Londër do tentojmë një ëndërr të madhe. E dimë që nuk jemi ne favoritët, por shpresoj që t’ia prishim Arsenalit rekordin, që e sheh prej 16 vitesh radhazi në Champions", ka thënë Biliç.

Besiktas dhe Arsenal barazuan pa gola një javë më parë në Stamboll, ndërsa ndeshja e kthimit dhe ajo vendimtarja luhet sonte në ora 20.45, në "Emirates Stadium". /albeu.com/



Shtuar më 27/08/2014, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori