Arsenal-Napoli, Higuain out
Transferta e parë e Rafa Benitez në krye të Napolit në Champions League nis me dhimbje koke. Tekniku spanjoll mund të mos ketë të gatshëm për sfidën e mbrëmjes me Arsenalin, argjentinasin Gonzalo Higuain. Sulmuesi ka ndjerë sërish shqetësim në këmbën e tij të djathtë dhe me shumë gjasa nuk do të jetë sot në fushë për të dhënë kontributin e tij për napoletanët.

Higuain kishte pasur shqetësim që para nisjes së italianëve për në Angli dhe në seancën e fundit stërvitore, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, Higuain kishte punuar i veçuar nga ekipi, por ekzaminimet e orëve të para të ditës së sotme nuk kanë qënë pozitive, aq më tepër që ishte vetë sulmuesi që i kërkoi ato, duke qënë se ishte zgjuar me shqetësime në këmbën e djathtë.

Stafi mjekësor i klubit ka nisur nga puna menjëherë me terapi duke u përpjekur që ta kenë të gatshëm për ndeshjen, por riaftësimi i tij në kohë duket tejet i vështirë. Nëse Higuain nuk do t’ja dalë atëherë vendin e tij do ta zërë maqedonasi, Goran Pandev, i cili në fundjavë me dygolëshin e tij i dha Napolit fitoren në shtëpinë e Genoas. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 14:18
Ndeshja e fundit
00/00/0000, ora 00:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Arsenal FC në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e SSC Napoli në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori