Ateltico, Juanfran: E mundim Juventusin
Pëlqej
Mbrojtësi i Atletico Madrid, Juanfran është i sigurt se skuadra e tij do të dalë fitimtare nga sfida e Champions League kundër Juventusit.

"Festa për fitoren e fundjavës nuk zgjati shumë sepse tani kemi përpara një sfidë shumë të vështirë kundër Juventusit dhe ne deshirojmë të fitojmë. Nuk mund të dështojmë sërish pasi me një tjetër humbje kualifikimi në fazën tjetër mund të rezultojë i vështirë", ka thënë spanjolli.

Në vijim, lojtari spanjoll bën një koment për shokun e skuadrës Koke por edhe për italianin Cerci: "Ai është një lojtar fantastik sepse na transmeton forcë dhe energji. Koke është e tashmja dhe e ardhmja e Atleticos. Cerci? Ka cilësi të mëdha si lojtar dhe jam i bindur se për ne do të rezultojë një lojtar shumë i rëndësishëm".

Por a dëshiron Juanfran t’i heqë Juventusit një lojtar të veçantë nga formacioni?

"Jo, jo dëshiroj që ata të zbresin në fushë me skuadrën e plotë. Janë një prej klubeve më të mirë në Europë dhe kanë në grupin e tyre një portier të jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë Tevez por edhe Moratan e Llorenten. Njerëzit që do të vijnë në stadium, do të shikojnë një ndeshje të luftuar por edhe të bukur", përfundoi Juanfran. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori