Barça me mungesa ndaj Apoel-it (FOTO LAJM)

Dani Alves
Pëlqej
Luis Enrique duhet të bëjë ndryshime në formacionin e Barcelonës për ndeshjen e sotme në Champions League ndaj qipriotëve të Apoel Nicosias. Tekniku i skuadrës katalanase nuk do të ketë të gatshëm për shkak dëmtimesh dhe kartonash disa prej futbollistëve kyç si: Dani Alves, Mascherano, Alba, Montoya, Busquets dhe Pedro, pa harruar edhe Luis Suarez të dënuar nga FIFA.

Ndryshimi i parë i teknikut asturian fillon nga porta, aty ku pritet që të bëjë debutimin me Barcelonën, portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen.

Në mbrojtje Adriano do të zëvëndësojë Jordi Alaban, ndërsa Xavi pritet të luajë që nga minuta e parë.

Hapësirë edhe për të rinjtë Munir, Sandro dhe Samper. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori