Barcelona fillon negociatat për "Messin e ri"
Vit për vit ndodh që të shfaqet një lojtar që ka ngjashmëri të dukshme me ndonjë nga lojtarët e mëdhenj që janë pjesë e skuadrave të mëdha të futbollit. Kjo shkakton konkurrencë midis klubeve, të cilat bëjnë të pamundurën që lojtari i momentit të jetë pjesë e akademisë së tyre apo edhe e ekipit të parë.
Kanë dalë vazhdimisht lojtarë që etiketohen si “Messi i ri” ose “Maradona i ri”, por në fund të historisë, këta lojtarë nuk i kanë përmbushur premtimet dhe më pas karrierat e tyre kanë qenë ato të një lojtari të zakonshëm. Ajo që përbën ndryshim në këtë rast është se klubi që interesohet për një lojtarë që etiketohet si “Messi i së ardhmes”, nuk është askush tjetër veçse Barcelona, e cila po ndjek hapat e Luka Romeros.

Romero, është një lojtarë i lindur në Meksikë, por pjesa më e madhe e familjes së tij vjen nga Argjentina. Së fundmi, ai u grumbullua me U-17 të Argjentinë-s edhe pse është vetëm 14-vjeç me qëllim për të parë nëse i përmbush kushtet për t’u përfshirë në kategoritë e tyre të moshave. Barcelona tashmë është duke negociuar dhe plani është që ai të shkojë vitin e ardhshëm te katalonasit së bashku me familjen e tij.

Gjithçka po ecën mirë, duke qenë se lojtari ka admirim të veçantë për yllin argjentinas Lionel Messi, për të cilin thotë se është pikë referimi për lëvizjet e tij dhe se për të është lojtari më i mirë në botë. Aktualisht është pjesë e moshave të Mallorcas, ku ka bërë paraqitje vërtet të jashtëzakonshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e klubevemëdha evropiane.

Fakti që në një moshë kaq të re ka arritur të tërheqë vëmendjen e një nga klubeve më të mëdha të botës është një tregues i qartë i talentit që ai ka.

Shtuar më 17/12/2018, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori