Bayern-Barça, precedentët në Champions
Skuadra e ardhshme e Pep Guardiolës do të përballet me ish skuadrën e tij. Bayern Munchen-Barcelona, kjo është gjysëmfinalja spektakolare e Champions League, ose më mirë finalja e parakohshme. Dy ekipet janë ndashur katër herë në kompticionin më të rëndësishëm për klube në Europë dhe kjo dotë jetë përballja numër pesë.

Precedenti më i fundit - Në çerekfinalet e sezonit 2008-09 Blaugranat do të triumfonin në "Camp Nou" 4-0 (dopietë e Lionel Messit) dhe do të barazonin në Gjermani 1-1 duke kaluar për në gjysëmfinale e më pas për të fituar trofeun duke mpshtur në finalen e Romës kampionët në fuqi të Manchester United.

Në tre përballjet e tjera, Bayern Munchen ka arritur të fitojë dy ndeshje, ndërsa një ka përfunduar në barazim. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori