Bayern e Real, favoritët e Champions League (FOTO LAJM)

BAYERN MUNCHEN - 2,62
Edhe pas zhvillimit të ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League, kompanitë kryesore të basteve në botë e kanë shumë të qartë dhe për ta favoritët për të ngritur lart në qiellin e Lisbonës trofeun më prestigjoz për klube janë kampionët e Bayern Munich dhe spanjollët e Real Madrid. Edhe pse barazoi 1-1 në sfidën e parë që u zhvillua në "Old Trafford" skuadra e Pep Guardiolës vazhdon të kryesojë listën e favoritëve për fitmin e kompeticionit.

Kompania britanike Bet365 e vlerëson me koefiçentin 2,62 triumfin bavarez që në gjuhën e bastexhinjëve do të thotë se nëse vendos bast 1 euro fiton 2,62 Euro. Ndryshe është situata te "Los Blancos". Me fitoren 3-0 në "Santiago Bernabeu" ndaj Borussia Dortmund Reali hodhi një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale, por pavarësisht kësaj koefiçenti për të fituar kompeticonin, për bookmakersat anglez të William Hill ka kuotën 3,25.

Një shkallë pas gjigjandëve gjermanë dhe atyre spanjollë qëndron Barcelona. Skuadra e Tata Martinos edhe pse barazoi 1-1 në “Camp Nou” me Atletico Madrid vazhdon të jetë një ndër favoritet. Për kompaninë austriake Bwin një sukses i katalanasve në stadiumin "Da Luz" kuotohet me koefiçentin 7 disi më i lartë se ai i disa javëve më parë.

Por për Bwin shanse për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj kanë edhe francezët e Paris Saint Germain që pas suksesit 3-1 ndaj Chelseat kuotohen me koefiçentin 8,5. Atletico Madrid edhe pse mori një rezulatat shumë të mirë në sfidën e parë përballë Barcelonës qëndron e pesta në listë për kompaninë Betfair me koefiçentin 15.

Humbja ndaj Paris Sanit Germain ka ulur ndjeshëm shanset e Chelsea për një triumf të mundshëm. Nëse vendos bast 1 Euro për fitoren e skuadrës së Mourinhos fiton plotë 17 Euro.

Të pakta janë shanset e Manchester United që ka koefiçentin 34 ndërsa janë pothuasje zero mundësitë që Borussia e Dortmundit të fitojë trofeun më madhor për klube pas humbjes 3-0 me Realin.

Triumfi i djemve të Klopp kuotohet me koefiçentin 251 dhe të fitosh një bast me një koutë të tillë ndodh rrallë për të mos thënë kurrë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori