Bayern nuk pret më, gjen zëvendësuesin e Lewandowskit
Vetëm dy ditë më parë agjenti i Robert Lewandowskit deklaroi se sulmuesi i Bayern Munich dëshironte të largohej nga klubi.

Nga ana tjetër Bayern Munich pas kësaj deklarate nuk pëlqen të rrezikoje të mbetet pa sulmues dhe sipas mediave gjermane thuhet se tashmë Bayern e ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit polak.

Sipas Bild, Bayern po shikon mundësinë për të transferuar sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, dhe pengesa e vetme për këtë transferim është çmimi prej 114 milion euro që i kërkon Leipzig.

Ndërsa Lewandowski kërkohet nga shumë klube gjigante dhe ndër dy pretendentët kryesorë janë Real Madrid dhe Juventus. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2018, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori