Beckenbauer: Borussia, nuk ke shanse
Franz Beckenbauer, presidenti i Nderit i Bayern Munchen, sheh favorit për fitoren e Champions League skuadrën e tij, që në finalen e madhe të "Wembley", të shtunën, do të ndeshet me Borussia Dortmund.

"Bayern ka qenë skuadra më e mirë këtë sezon dhe këtë gjë e tregojnë 25 pikët diferencë ndaj Borussia Dortmund. Ka qenë një sezon i shkëlqyer, pa asnjë ulje. Për këtë arsye meritoi titullin kampion në Gjermani dhe meriton Ligën e Kampioneve", theksoi legjenda gjermane e futbollit.

"Kaizeri" u shpreh i bindur se "Borussia mund të fitojë finalen e së shtunës vetëm nëse Bayern është në një ditë shumë të keqe".

Në lidhje me krahasimet që i bëhen Bayern-it aktual me atë ku ka luajtur Beckenbauer, ai foli qartë: "Bayern i viteve ’70 ka qenë më i miri. Tre herë radhazi kampion Gjermanie dhe tre herë radhazi fitues i Champions League, një kompeticion ku ishin vetëm kampionët dhe jo vendet e katërta të Italisë e Gjermanisë. Me kombëtaren dolëm kampion Bote dhe Europe me gjashtë lojtarë bavarezë. Më shumë nuk mund të fitonim". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori