Befason Mourinho: Jam i lumtur për Pogba
Pëlqej
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho dhe ylli i skuadres Paul Pogba është raportuar se kanë pasur një konflikt të ashpër mes tyre.

Por së fundmi Mourinho ka mohuar gjithcka, madje ka thënë se “kurrë nuk ka qenë kaq i lumtur” me Paul Pogba dhe mesfushori francez do të jetë kapiten edhe kundër Brighton e Hove Albion.

“E vërteta është se ne jemi së bashku prej dy vitesh e disa javë dhe nuk kam qenë kurrë aq i lumtur me të, ashtu siç jam tani. Kjo është e vërteta, – tha portugezi përpara përplasjes me Brightonin.

– Nuk mund të kërkoj më shumë prej tij. Pogba erdhi këtu të hënën e kaluar, përpara ndeshjes me Leicester. U stërvit për tri ditë, kërkova mbështetjen e tij dhe ai dha kontributin e duhur në një ndeshje të rëndësishme për ne. Ekipi kishte vështirësi dhe ai e bëri këtë, bëri më mirë se sa mund të prisnim.

Kur ai thotë se e ka bërë këtë për tifozët dhe për ekipin, është pikërisht ajo që dua, pikërisht ajo që kërkoj nga lojtarët e mi. Ai është duke punuar mirë, duke luajtur mirë për tifozët, për ekipin, dhe kjo është ajo që dua. E përsëris, nuk kam qenë kurrë më i lumtur me të”.

I pyetur se çfarë mendonte për vërejtjet e Pogba pas fitores 2-1 kundër Leicester, Mourinho u përgjigj: “Nuk më intereson, dua që ai të luajë mirë, të luajë për ekipin, për tifozët dhe kjo është ajo që bëri. Mos shkruani atë që dëshironi për të, për mua, ju lutem mos i thoni gënjeshtra, mos e vendosni në një situatë ku njerëzit mund të mendojnë se ai nuk është i sjellshëm, i arsimuar.

Ai është shumë i sjellshëm, shumë i arsimuar, kurrë nuk ka pasur luftë me mua, asnjëherë nuk kemi pasur një shkëmbim të fortë fjalësh, nuk kam asnjë problem. A është ai kapiteni? Jo, kapiteni është Antonio Valencia. Ai ishte zgjedhja ime, një proces që filloi nga sezoni i kaluar.

Ne menduam për Pogba: ai është një djalë i ri, personalitet i mirë, i rritur në akademi, normalisht një lojtar fillestar. Paul ka kushte që të jetë një kapiten në të ardhmen. Nuk mendoj se Antonio do të luajë në ndeshjen e ardhshme, ndaj Pogba do të jetë kapiten përsëri”. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori