Benzema mund të jetë gati ndaj Juventusit
Lajme të këqija për Massimiliano Allegrin dhe Juventusin e tij. Sipas asaj që shkruan sot e përditshmja spanjolle "Marca", Karime Benzema pas kurave të marra këto ditë në Lyon do të kthehet nesër në Madrid për të vijuar më tej programin e rikuperimit, transmeton Portali Albeu.

Sipas të njëjtës gazetë, sulmuesi francez mund të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Champions League kundër Juventusit, e programuar për në datën 5 maj. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori