Benzema "shpërthen" ashpër ndaj presidentit të Napolit (FOTO LAJM)

Benzema ka qënë ndër emrat më të lakuar në listën e merkatos verore.

Sulmuesi i Real Madrid është lidhur shumë me një kalim të mundshë në Seria A, te klubi i Napolit.

Por në orët e fundit gjithçka është shembur, por në mënyrën më të keqe të mundshme.

Presidenti i Napolit ishte ai që foli fillimisht për sulmuesin e Realit, duke e quajtur atë të “vjetër”.

Por nuk u mbyll këtu, pasi i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Karim Benzema me anë të një postimi në TWitter e ka quajtur De Laurentiis, si një tjetër budalla në listën e tij.

Tashmë, pas këtyre dy deklaratave, të gjitha dyert duken të mbyllura dhe tifozët e Napolit as mund ta çojnë më në mendje një lëvizje të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori